zoom

Art & Kulturë

“Lidhje mes trupit, shpirtit, jetës e vdekjes”/ Kush është nobelistja e letërsisë për këtë vit

Autorja koreano-jugore, Han Kang, fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë, më 2024-ën, për “prozën e fuqishme poetike që konfronton trauma historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore”.

Në ditën e shpalljes së vendimit, juria theksoi:

Ajo ka një vetëdije unike për lidhjet mes trupit dhe shpirtit, jetës e vdekjes. Stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë inovator në prozën bashkëkohore.

Këto fjalë u theksuan nga Anders Olsson, drejtues i Komitetit të Nobelit, përmes një deklarate. Han Kang, koreano-jugorja e parë që fiton Nobelin për Letërsinë, e ka nisur karrierën më 1993-shin me publikimin e disa poemave ndërsa në prozë ka debutuar në vitin 1995, me krijimin me titull “Love of Yeosu”.

Famën ndërkombëtare e mori me novelën “The Vegetarian”. Vitin e kaluar me këtë çmim u nderua shkrimtari dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse. Nobeli ka vlerën e rreth 1.1 milion dollarëve. Ky vlerësim që ndahet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe u krijua me dëshirën e shpikësit të dinamitit, suedezit Alfred Nobel.

Çmimet ndahen prej vitit 1901