zoom

Të gjitha

Lidhje me Fifin? Flori përplaset me gazetarin: Puseta pa kapak qelb

Incidenti që i ndodhi pak ditë më parë Fifit gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” ka sjellë reagime të shumta, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë ofenduar.

Më pas kanë reaguar personazhe të njohur të ekranit, të cilat i kanë dalë në mbrojtje këngëtares. Ndër ta ishte edhe kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, që shprehu mbështetjen për miken e tij.

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”, shkruante Flori, duke shpërndarë videon e një kënge që Fifi krijoi brenda Big Brother VIP.

Mirëpo këtë reagim të Florit nuk e kanë pritur mirë të gjithë. Gazetari Flavio Qarri ka sulmuar ashpër këngëtarin për mbështetjen tiij ndaj Fifit.

“Flor Mumajesi vetëm u përfol për lidhje me Fifin dhe ka 3 vite qe nuk mbledh veten”, shkroi Flavio Qarri në një postim në InstaStory.

Flori nuk ka pritur shumë dhe i është kundërpërgjigjur, pa përmendur emrin, por që kuptohej se po fliste për gazetarin.

“Nardi do thoshte: puseta pa kapak qelb”, shkroi Flori.