zoom

Të gjitha

“Lidhja nuk është serioze…”/ Alex Rodriguez flet pa doreza për të dashurën 21 vjeçare

Alex Rodriguez dhe lidhja e tij bëri një bujë të madhe në rrjet. Ish-i i Jennifer Lopez është përfolur shumë për romancën me Kathryne Padgett.

Partnerja e tij 21 vite më e vogël është një bodybuilder dhe modele. Lëvizjet e fundit të çiftit gjatë pushimeve në Evropë kanë krijuar shumë bujë. Së pari, këtë javë çifti u fotografua në klubin e natës Lio në Ibiza të Spanjës.

Vetëm javën e kaluar u konfirmua se mes tyre kishte më shumë se thjesht miqësi, pasi ata u panë duke u puthur në një pistë kërcimi në Capri të Italisë. Në dritën e të gjitha këtyre thashethemeve, Page Six foli me një anëtar të familjes së Rodriguez i cili dha disa detaje rreth marrëdhënies.

“ Kathryne është një vajzë e shkëlqyer, por lidhja nuk është serioze”, tha burimi. “Ata thjesht po argëtohen, kjo është e gjitha. Alex nuk është me askënd për momentin.”

Padgett ka lindur në Teksas dhe është një bodybuilder që konkurron në nivelin më të lartë. Ajo ndan një pasion për fitnesin me A-Rod . Nuk është i vetmi hobi i përbashkët i Padgett dhe Alex pasi të dy janë të apasionuar pas udhëtimeve./LK

/Zoom.al