zoom

Të gjitha

Jennifer Lopez më romantike se kurrë, ç’kuptim ka varësja që mban në qafë

Jennifer Lopez ka vendosur që këtej e tutje ta ketë gjithmonë pranë zemrës Ben Affleck. Pasi festoi 52-vjetorin e lindjes në një jaht me Ben në Saint-Tropez, J.Lo u shfaq në Monaco ditën e hënë me një varëse floriri që formonte me shkronja emrin “BEN”. Këtej e tutje Jennifer-it nuk do i duhet të flasë shumë për dashurinë e saj ndaj Ben Affleck, sepse ky veprim i tregon të gjitha.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që Jennifer dhe Ben tregojnë dashurinë e tyre përmes bizhuterive. Në muajin maj Affleck u shfaq me të njëjtën orë që mbajti gjatë xhirimeve të këngës “Jenny From the Block”, duke treguar në një mënyrë se ata ishin rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

Lopez u rikthye sërish në krahët e Affleck në muajin prill, vetëm pak kohë pasi ndarjes nga Alex Rodriguez. Ndërkohë vetëm gjatë fundjavës së shkuar, Jennifer pranoi publikisht se është sërish me Ben Affleck.

Të dy ata udhëtuan bashkë drejt Francës dhe prej andej bënë lidhjen publike në rrjete sociale. Për 52-vjetorin Jennifer publikoi disa foto të saj dhe mes tyre një imazh super romantik duke u puthur me Ben Affleck. Fillimisht Jennifer postoi në Instagram foto të saj veshur me bikini, teksa mbante edhe disa bizhuteri, të cilat ja ka dhuruar Ben. Sipas Beth Bugdaycay, që shërben si drejtore krijuese dhe bashkëthemeluese e Foundrae, Ben krijoi bizhuteritë unike për J.Lo para se të fillonin festimet e saj të ditëlindjes.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, shpjegoi ajo.