zoom

Lajme

Lewandowski tregon pengun e karrierës: Doja të shkoja te…

Lewandowski tregon pengun e karrierës: Doja të shkoja te…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers.

Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda, e cila kishte pezulluar fluturimet drejt Anglisë.

Lewandowski ishte shumë pranë kalimit në Angli dy vite më vonë, në vitin 2012, kur mori një ftesë nga Sir Alex Ferguson. Ai donte të vishte fanellën e Manchester United, por Borussia Dortmund refuzoi.

“Po, isha gati. Si mund të refuzoja një legjendë si Ferguson?! Doja të luaja tek United, por klubi refuzoi. Drejtuesit kuptuan se mund të fitonin më shumë prej meje nëse prisnin edhe një ose dy vite. Ashtu ndodhi,”- pohon sulmuesi polak.

Karriera kryesore

  • Pozicioni: Sulmues qendror (center-forward)
  • Ekipi aktual: FC Barcelona (që nga 2022)
  • Kombëtarja: Polonia – kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e saj.
  • Ish-klube të njohura: Borussia Dortmund, Bayern Munich.

Arritje të veçanta

  • Kampion i shumëfishtë në Bundesligë me Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
  • Fitues i Champions League me Bayern Munich (2020).
  • Këpuca e Artë Evropiane 2021.
  • Një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Bundesligë./ Zoom.al