Aplikacion
Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të mbajë një samit me homologun e tij rus, siç u diskutua në fundjavë, shkruan BBC.
Ky vendim i Biden duket se është marrë pas veprimeve të fundit të Vladimir Putinit, i cili njohu si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, si dhe urdhëroi trupat e tij të hyjnë në këtë zonë.
Ndërkohë kujtojmë se edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
“Tani që po shohim se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur, dhe Rusia ka bërë të qartë refuzimin e diplomacisë, nuk ka kuptim të shkohet para me këtë takim”, ka thënë Blinken në konferencë për media.
Ndërsa nga ana tjetër, Vladimir Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën – por se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj ishin të panegociueshme.
Në një fjalim në Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.