zoom

Lajme

Leskaj shpërthen në Parlament: Nëse votojmë këtë Kod, certifikojmë paligjshmërinë e 5 Qershorit…

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes mazhorancës dhe opozitës, duke shpërthyer në akuza dhe hodhi dyshime të forta.

Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj tha se me votimin e reformës zgjedhore, opozita do të certifikojë ndryshimet e 5 qershorit 2020, të cilat hoqën koalicionet para zgjedhore.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës, Leskaj tha se PD nuk duhet të kthehet në kënetë dhe të pranojë reformë zgjedhore që dëmton pakicën. Ai kërkoi hapjen e listave të deputetëve.

“Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore. 5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD.

Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti”, tha ai. /ZOOM.AL/