Aplikacion
Rama nënvizoi se kjo vepër do të përmendet ndër breza dhe se Turiqa do të kujtohet gjithmonë për këtë objekt kulti.
Besimtarët myslimanë Edi Rama i ftoi të futen brenda në xhami me këmbën e mbarë dhe uroi për Shqipërinë ngjitje pa kthim.
“Kjo xhami i jep domethënien katrotit të katër faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë. Këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë se sa në shqipen e Haxhi Afiz Ibrahim Dalliu.
Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë dhe me fjalën në ungjill të Isait “Paqja e Zotit qoftë me të”. Në shtëpinë e madhe të Atit ka banesa të shumta. Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur lutjeve të komunitetit mysliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin mysliman turk i cili i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj dhe do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona. U priftë e mbara në familjet e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbetut dhe Ismail Qemalit”, tha Edi Rama.