zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Kapen 120 pako me kokainë nga Ekuadori në Durrës

Tjetër sasi e madhe droge në Portin e Durrësit.

Skaneri i portit ka detektuar një kontenier. Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port. Nga kontrolli brenda në konenier u gjetën 120 pako kokainë, me peshë 143 kg.

Droga ishte fshehur në tavanin e kontenierit.

Kontenieri ishte porositur nga persona nga Tirana, të panjohur për policinë. Ai kishte destinacion kompaninë MASSABI FRUITS, me qendër në Kombinat.

Kontenieri transportonte banane nga Ekuadori

E kompanisë Massabi Fruits me qendër në Kombinat.

Pak ditë më parë në Durrës u kapën 49 kh kokainë në një tjetër kontenier me babane të ardhur nga Ekuadori dhe u arrestua babai i Arbër Çekajt, pronarit të Arbri Garden që ndodhet në burg për një tjetër kontenier me 631 kg kokainë që vinte nga i njëjti vend. /Zoom.al