zoom

Bota

Lajmi i bujshëm i “Politico”: Putin kontrollon shërbimin e spiunazhit të Austrisë, synon qeverinë!

Pas Hungarisë dhe Serbisë, presidenti rus Vladimir Putin mund të zgjerojë ndikimin edhe në Austri, shkruan “Politico”, me bazë në Bruksel, duke e lidhur bastisjen e ndodhur në vitin 2018 me një operacion të madh spiunazhi, që zgjati me vite dhe më pas me një lidership të ri të mundshëm në atë vend.

Në vitin 2018, shefi i policisë austriake, Wolfgang Preissler, i ra ziles së selisë së inteligjencës dhe e vendosi ID-në përpara një kamere sigurie.

Brenda pak minutash, dhjetëra kolegë iu vërsulën nëpër ndërtesë me parzmore, duke sekuestruar të dhëna të klasifikuara të ruajtura në serverët e agjencisë dhe dokumente të ndjeshme në tavolina.

Bastisja e cila vuri përballë policinë dhe shërbimin e inteligjencës, të njohur si BVT, shkaktoi një skandal që njollosi reputacionin e Austrisë në botën e inteligjencës dhe çoi në mbylljen e BVT. Dhe duket se shefi i Kremlinit ka ndikim të fuqishëm në spiunazhin austriak, duke ngritur pikëpyetje të reja në politikën vendase. /ZOOM.AL/