Aplikacion
Në letër është një kundërshtar modest për kurbiansit, Petrocub është një ekip me shumë pak histori, i krijuar vetëm 23 më parë, ndërsa ka arritur të fitoj vetëm një kupë të Moldavisë në sezonin 2019-2020.
Në këtë fazë të Conference League, Petrocub vjen pasi mposhti gara maltezët e Floriana me rezultatin e përgjithshëm 1-0.
Trajneri Shpëtim Duro e ka grupin e plotë për takimin që do të zhvillohet sot prej orës 19:00 në Moldavi.
Me skemën 4-3-3, në portë Dajsinain, në qendër të mbrojtjes Malota me Luka Cucin, në të djathtë Velkoski ndërsa Turkaj në të majtë. Ziko, Ujka dhe Spahiu në mesfushë, ndërsa Mazrekja, Guindo, dhe Adeleke në sulm..
Petrocub – Laçi, do të gjykohet nga një trup arbitrash polak me kryesor Krzysztof Jakubik. /zoom.al/