zoom

Slider

Laçi prish gjithçka në 2 minuta, eliminohet edhe Vllaznia nga Europa

Laçi i thotë lamtumirë Europës. Petrocub fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në Elbasan Arena dhe i jep një shuplakë kurvinasve, që prishën gjithçka në dy minuta dhe eliminohen nga Conference League.

45’ minutat e para ishin fantastike për kurbinasit, që i mbyllën në avantazh fal kapitenit Mazrekaj, që shënoi një gol fantastik.

Në pjesën e dytë Petrocub, ndryshon marsh dhe përmbysi gjithçka duke tundur 4 herë rrjetën. Fillimisht me Cotogoi, më pas Ambros, realizoi dopietë dhe Cojocaru, që kompletoi pokerin.

Edhe Vllaznia përshëndet Europën, pasi kuqeblutë u mposhtën në Rumani 3-0 dhe largohen nga Conference League në turin e dytë të kompeticionit. /zoom.al/