zoom

Aktualitet

Laborator droge në stan, ky është momenti i arrestimit të vëllait të deputetit socialist Ndreca

Ky është momenti i arrestimit të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca.

Së bashku me kunatin dhe një shok tjetër, u arrestuan në operacion antidrogë, për ngritjen e një laboratori modern kultivimi në Kashnjet, brenda një stani bagëtish.

Në foto vihet re momenti kur Ndreca, i veshur me një bluzë ngjyrë blu, prangoset nga forcat e policisë.

Ai u prangos të mërkurën e 10 prillit nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës, kurse lajmi u publikua dje zyrtarisht, me iniciale nga policia, në kuadër të iperacionit “Imazhi 1”.

Vetë deputeti tha se nuk kishte njoftim zyrtar nga Prokuroria, por theksoi se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë, pavarësisht se kush është personi që ka shkelur ligjin.

Tre të rinjtë akuzohen për kultivimin e rreth 3 mijë rrënjëve hashash, teksa u kapën sasi droge, llamba, pajisje, e sende të tjera si prova materiale. /ZOOM.AL/