Aplikacion
“E dini, kjo ishte gjëja më e mirë për të”, tha Wanda në video, duke i drejtuar mesazhin e saj nuses së djalit të saj. “Unë po shoh një anë tjetër të djalit tim. Dhe ti si një nënë e re, je shumë e mrekullueshme. Ti mendon për Stormin fillimisht dhe kjo është kaq e bukur. Jam shumë e bekuar dhe shumë e lumtur që ti je nëna e nipërve të mi”, thotë në klip vjehrra e Kyliet. Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kendall Jenner gjithashtu filmuan veten duke i dërguar mesazhe motrës dhe djalit të saj.
“Lutem që ta duash familjen në të cilën ke lindur, sepse ne jemi shumë të veçantë”, i thotë Kim nipit të saj të vogël në festën e Jenner-it. “Ne të duam dhe mezi presim të të takojmë.”
Jenner lindi fëmijën e saj të dytë, i cili fillimisht quhej Ëolf Ëebster, më 2 shkurt. Ajo zbuloi më 21 mars se kishte ndryshuar emrin e tij në një story në Instagram: “Emri i djalit tonë nuk është më Ëolf,” shkroi ajo, duke shtuar , “Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai.” Ajo nuk e zbuloi emrin e vogëlushit. Ylli 24-vjeçar i reality-TV kohët e fundit tha në Instagram se përvoja e saj pas lindjes “nuk ka qenë e lehtë”.
“Kjo përvojë për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, tha Jenner në një video. “Nuk ishte e lehtë mendërisht, fizikisht, shpirtërisht. Është ok të mos jesh ok”, tha ajo./Zoom.al/