zoom

Të gjitha

Shuhen dyshimet! Shakira dhe Pique i japin fund martesës

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen. Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35-vjeçar, pas një lidhjeje prej 11 vitesh. Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.

Ky lajm vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës përflitet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore. Ditën e sotme, qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtruar në spital pas një krize ankthi./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura