zoom

Aktualitet

Ky është ekonomisti i pikës së inerteve, që u vra gabimisht. Atentatorët po shënjestronin pronarin

Personi që shihni në foto është Selman Mihana, ekonomisti që mbeti i vrarë në vendin e tij të punës, ndërkohë që u plagos pronari i tij.

70-vjeçari shkoi si çdo ditë në punë në orën 7, por kjo e sotmja ishte e fundit.

Zëvendësdrejtori i Krimeve, Gentian Berberi ka detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku një person humbi jetën dhe u plagos pronari i tij.

Ngjarja ndodhi në Gurëz, në një firmë inertesh. Ai tha për mediat se autorët qëlluan me automatik, ndërsa shënjestër ishte pronari, Ardian Gjeloshi. Zyrtari i policisë tha se po hetohen disa pista, siç mund të jenë konfliktet e pronari i këtij biznesi mund të ketë.

Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura