Aplikacion
Zoom.al ka siguruar foton e njërit prej autorëve të plagosjes, Daniel Manushit. Ai njihet si tip problematik, rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe herë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.
27-vjeçari është me precedent penal, pasi 4 vite më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur një efektiv policie, të komisariatit nr. 1, i cili në momentin që u godit ishte jashtë shërbimit. Daniel Manushi më 28 nëntor 2017 qëlloi dhe plagosi agjentin e krimeve Ermal Bregu.
Arsyeja? Agjenti Bregu asokohe dëshmoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. Sipas tij, Manushi i kishte thënë “pse më sheh” dhe nga aty kishte nisur debati që përfundoi me plagosje.
Për ngjarjen e djeshme që dyshohet pas një sherri të momentit, nuk përjashtohet mundësia për cështje droge, përveç Manushit u arrestua edhe Fatjon Palushi dhe njëri nga të plagosurit, Aleksandër Nikolla, ndërsa personi tjetër që ndodhet në spital është Xhulio Vela. Në kërkim është shpallur Islam Xhetani.