zoom

Aktualitet

Ky është 31-vjeçari me 3 mbiemra që u ekzekutua dje në Vlorë

Personi që shihni në foto është 31-vjeçari me tre mbiemra Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), që u ekzekutua me breshëri plumbash mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Deri më tani policia ka marrë në pyetje 14 persona për dinamikën e ngjarjes kriminale, që tronditi qytetin bregdetar.

Gjithashtu, policia ka ushtruar kontroll në 8 banesa për kapjen e dy autorëve të tjerë, që ishin të përfshirë në krim.

31-vjeçari, i cili mbeti i vrarë, ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe një person me të shkuar kriminale. Deri më tani, policia ka arrestuar vetëm njërin prej autorëve të ngjarjes, Hansi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, si dhe sekuestroi një armë tip kallashnikov në automjetin tip “Ford”, që u përdor në krim.