Aplikacion
Cilësuar si skandali “Pandora Papers”, eskpertët besojnë se publikimi i këtyre dokumenteve në ditët në vijim do të trondisë vende të ndryshme në mbarë botën për shkak të përmbajtjes mjaft sensitive që kanë.
Deri më tani besohet se të paktën emrat e 35 udhëheqës aktualë dhe ish-udhëheqës, mbi 300 ish-zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës përmenden në këto dokumente, së bashku me llogaritë dhe pasuritë e fshehta që zotërojnë.
Si shembull, Mbreti Abdullah i Jordanisë ka blerë në fshehtësi prona me vlerën e 100 milionë dollarëve në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij shmangën 350 mijë euro taksa, teksa blenë një pronë në Londër, përmes blerjes së një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale.
Dokumentet nxjerrin gjithashtu lidhje mes Presidentit rus, Vladimir Putin me asete të fshehta në Monako dhe Kryeministrin çek, Andrej Babis që ka fshehur dhe nuk ka deklaruar blerjen e dy vilave në Francë me vlerë totale prej 15 milionë eurosh.
Kjo është rrjedhja e radhës e dokumenteve sekrete brenda shtatë viteve të fundit, që kanë nisur me Paradisë Papers, vazhduar me Panama Papers, LuxLeaks dhe FinCen. Por, për dalllim nga të parat, “Pandora Papers” mund të hapë “Kutinë e Pandorës”, pasi janë të parat të këtij lloji që përfshijnë drejtpërdrejt pasuritë e fshehura nga politikanët.
Sipas analistëve dhe ekspertëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut të skandalit, që mund të përshkallëzohet shumë më shumë në ditët dhe javët në vazhdim.
Dokumentet janë administruar nga konsorciumi më i madh i gazetarëve investigativë ndërkombëtarë, ICIJ, që thotë se ka angazhuar më shumë se 650 reporterë në leximin dhe zbërthimin e të dhënave.
BBC thotë se ajo ka akses së bashku me “The Guardian” te 12 milionë dokumente dhe dosje nga 14 shërbime financiare dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale, përfshirë Ishujt Virxhin, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori dhe Zvicra.
“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit