zoom

Lajme

Kushtetuesja pranon padinë e PD për ligjin e Akademisë së Shkencave. Zhupa: U qep me porosi…!

Partia Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Gjykata ka pranuar padinë që u depozitua lidhur me ligjin e akademisë së Shkencave.

Sipas postimit të deputetes Ina Zhupa, Gjykata do zhvilloj seancë plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024.

Postimi i plotë:

“Para disa ditëve deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpalljen antikushtetues të ligjit me porosi për Skënder Gjinushin, duke i garantuar atij mundësinë për të kandiduar për një mandat të dytë që ligji ekzistues ja ndalonte dhe për të mbajtur mandatin mbi 75 vjec që po ashtu ligji e ndalonte.

Zhupa shkruan: “ Pranohet padia nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit antikushtetues për Akademinë e Shkencave. Gjykata do zhvilloj seanca plenare publike, pasi palët ftohen të dërgojnë parashtrimet e tyre brenda datës 14 Korrik 2024.

Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën.

Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përvec njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi”. /ZOOM.AL/