zoom

Aktualitet

Kush janë 4 të ekstraduarit drejt Shqipërisë dhe Spanjës. EMRAT dhe krimet e kryera

Katër persona anë ekstraduar nga Italia, Luksemburgu dhe Gjermania drejt Shqipërisë, si dhe një nga vendi ynë drejt Spanjës, pasi ishin dënuar dhe akuzuar për një sërë veprash penale; kryesisht mashtrim, evazion fiskal, armë dhe drogë.

Mësohet se 4 personat e ekstraduar, janë të dënuar dhe akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.

Policia e Shtetit informoi sot se Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “fshehja e të ardhurave”.

31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç, u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Më datë 29 gusht 2017, në Sarandë, 29-vjeçari akuzohet se bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njazi Kulla, 28 vjeç, u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim.

I funit ishte shtetasi me iniciale L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë, që u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës. /ZOOM.AL/