zoom

Aktualitet

Kush është shqiptari që drejtonte kartelin e kokainës nga Amerika Latine, në Belgjikë (EMRI)

Zbardhen detaje të reja në lidhje me grupin kriminal shqiptar me bazë në Antwerp të Belgjikës, të cilët akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine.

Mes të arrestuarave mësohet se është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar.

51-vjeçari, pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it, biznes në të cilin mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.

Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.

Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.

Në këtë aksion koordinuar edhe me policinë shqiptare u angazhuan 275 efektivë të policisë belge. /ZOOM.AL/