zoom

Aktualitet

Kush është gjyqtari që burgosi Saimir Tahirin?

Engert Pëllumbi ishte kryesuesi i trupës gjykuese që çoi pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nën akuzën për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Tahiri u dënua nga me 3 vite e 4 muaj burg nga Pëllumbi dhe dy gjyqtarë të tjerë, ndërsa Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Habilajve.
Por kush është gjyqtari që firmosi dënimin e Tahirit?

Engert Pëllumbi ka mbaruar studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.

Në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij. Një nga momentet më interesante ku është përqendruar vëmendja te gjyqtari ka qenë një rast në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.

Kujtojmë se vite më parë Saimir Tahiri ka kundërshtuar faktin që pjesë e trupës gjukuese të ishte dhe Engert Pëllumbi. Duke u ndalur te karriera, mësohet se Pëllumbi jep mësim pranë Fakultetit Ekonomik të Universtitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues dhe ekspert në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës. Me këtë vendim, Engert Pëllumbi hyn në historinë e drejtësisë shqiptare sepse ka dënuar me burg një ish-funksionarë të lartë shteti, ish-ministrin Saimir Tahiri.