Aplikacion
Zbuloni se si biznesmeni francez i mallrave luksoze ia doli
Kush është Bernard Arnault?
Bernard Arnault është shefi i grupit LVMH, një perandori luksi e cila ka pjesë të saj brandet luksoze si Christian Dior, Louis Vuitton, Fendi, Givenchy.
Babai i tij Jean Arnault e krijoi pasurinë e tij me anë të firmës së tij të ndërtimit dhe Bernard Arnault u bë president i kompanisë në vitin 1979.
5 vite më pas Arnault bleu Boussac Saint-Frères për 15 milionë dollarë, një kompani që kishte pjesë të saj Christian Dior.
Në vitin 1989 ai u bë shef ekzekutiv i LVMH.
Si u bë personi më i pasur në botë?
Lista e Forbes për njerëzit më të pasur të botës gjithmonë ka qënë ‘’e pushtuar’’ nga amerikanët, por Arnault u bë pjesë e listës së 10 më të pasurve të botës për herë të parë në vitin 2005.
Ai u bë pjesë e listës së 5 më të pasurve në vitin 2018 dhe një vit më pas u bë pjesë e 3 njerëzve më të pasur në botë me një pasuri 76 miliardë dollarë.
As pandemia e cila krijoi probleme në mbrëmjet gala dhe blerjet nuk e ndaloi atë të arrinte në majë dhe të bëhej më i pasuri në botë.
Mallrat luksoze kanë pasur rritje gjatë pandemisë falë Kinës, e cila është ‘’target’’ grupi kryesor i tyre. / Yahoo Finance – Përgatiti: Alesia Doçi