zoom

Bota

Kush është aktorja e njohur, partnerja e presidentit të ri të Argjentinës

Prej disa muajsh ajo është partnerja e një prej liderëve më të mëdhenj politikë në botë, Javier Millay, i cili të dielën u zgjodh president i Argjentinës Por përveç romancës së saj të famshme, Fatima Flores është një aktore dhe komediane e njohur që prej vitesh ka mbushur teatrot e Argjentinës, kryesisht me performancat e saj ku imiton personalitete të shumta.

Ajo ka marrë pjesë edhe në programe të suksesshme televizive. Madje, edhe kur thirret për intervista televizive, shpesh e pyesin për gjëra intime, dhe mundet, pa ndihmën e maskave apo kostumeve, të mishërojë më shumë se njëzet personazhe, nga aktorët dhe prezantuesit e saj në televizonet argjentinase.

Programa de Mirtha Legrand en la televisión argentina dónde se conocieron. Javier Milei y Fátima Florez empezó en el programa de Mirtha Legrand. (Foto: @mirthalegrand)

Fatima është emri i saj artistik. Emri i saj i vërtetë është María Eugenia, ajo është 42 vjeç dhe është rritur në Olivos, një lagje në periferi të kryeqytetit argjentinas, ku ndodhet rezidenca presidenciale, raporton CNN .

Pseudonimi i saj, siç ka thënë në shumë intervista, është vendosur nga ajo me sugjerimin e ish-bashkëshortit të saj, Norberto Marcos, të cilin e takoi në Peru kur shkoi në punë në vitin 2001 dhe që deri në fillim të vitit ishte gjithashtu producent i saj.

Pas 22 vitesh lidhjeje, ndarja e tyre në fillim të këtij viti pushtoi programet lokale argëtuese dhe faqet e internetit, ashtu si edhe romanca e saj me presidentin e zgjedhur.

Ishte një javë pas zgjedhjeve paraprake, më 13 gusht, kur u njoftua se ekstremisti Javier Millay kishte një lidhje me Flores.