zoom

Kosova

Kurti po bën hapa pas pas presionit të KiE, përgatit draft-statut për Asociacionin e komunave serbe

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus në një postim në “X”.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kontekstin e obligimeve të parashikuara në nenet 7 dhe 10), i frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit, 2024”, ka shkruar Knaus.

Ai shton se një gjë të tillë nuk do ta pëlqejë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky draft i hap rrugën edhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi ishte kushti i vetëm i ministrave të KiE, që e hoqën nga agjenda e nesërme pasi Kurti ishte shprehur se nuk do e dërgonte Asociacionin në Kushtetuese. /ZOOM.AL/