zoom

Politikë

Kurti paraqet plan me 5 pika për krizën, kërkon takim urgjent

Qeveria e Kosovës ka përgatirur një plan me pesë pika dhe e ka dorëzuar në Bruksel, si një zgjidhje të mundshme për situatën në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozon që në komunat me shumicë serbe të mbahen zgjedhje të reja, por vetëm duke ndëshkuar më parë agresorët që shkaktuan trazira disa ditë më parë.

Për të diskutuar për këto pika, Kurti kërkon takim urgjent në Bruksel.

Plani i Kurtit:

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.