zoom

Kosova

Kurti darkon mbi 3 orë në Turqi me nobelistin Orhan Pamuk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se gjatë vizitës së tij zyrtare në Stamboll dhe Ankara, pati takim edhe me shkrimtarin dhe fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk.

Kurti thekson se shkrimtari me famë botërore është tejet i interesuar për shqiptarët dhe Ballkanin, raportoi “TV21”.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë.

Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkroi Kurti ndër të tjera. /ZOOM.AL/