zoom

Aktualitet

Kur Belinda Balluku merrte 5.500 dollarë në muaj për 5 vjet me radhë si drejtore e AlbControl

Belinda Balluku u pa dje disa herë në konferenca për shtyp e disa herë të tjera në media, për të sulmuar kontrollorët që bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit. Ajo që i mëshoi më së shumti ministrja e Transportit ishte paga e punonjësve. Ajo u tha shqiptarëve se kontrollorët nuk pranonin të paguheshin 2,400 dollarë dhe se donin pagën që kishin pasur, prej 4 mijë dollarësh. Ajo u tha gjithashtu atyre që po e dëgjonin dhe që prisnin prej saj zgjidhje të situatës, se ndërsa ata refuzonin këto paga të larta, punonjësit e administratës paguheshin me 350 apo 500 dollarë në muaj.

Por edhe në këtë përpjekje populiste, Ministrja Balluku shënoi një autogol politik. Sepse administrata drejtohet prej 8 vjetësh nga partia politike ku ajo militon dhe i ka lënë pagat e punonjësve ndër më të ultat në rajon.

Por përpos kësaj, për të mbrojtur këtë linjë të diskrititimit të atyre që po marrin shumë para nga pagat ndërkohë që të tjerët mezi ia dalin, Ministrja Balluku do të duhej të jepte shpjegime për pagën e saj të majme për 5 vjet me radhë si drejtore e kontrollorëve që sot apo po akuzon.

Zoom.al po publikon një pjesë të pasurisë së znj. Balluku. Nga deklarata zyrtare e saj rezulton se si drejtore e AlbControl, nga viti 2013 deri në vitin 2018, për 5 vjet me radhë, Belinda Balluku është paguar 88 milionë lekë të vjetra bruto në vit, ose 66 milionë lekë të vjetra neto në xhep në vit.

Çdo muaj ajo ka pasur një pagë prej 7 milionë e 346 mijë 560 lekë bruto në muaj ose 5 milionë e 530 mijë e 240 lekë neto, pra para që ka marrë në xhep, ose mbi 5,500 dollarë.

Për 5 vjet me radhë, ajo ka marrë para të pastra në xhep nga kjo punë mbi 366,000 dollarë.

Edhe pse një ndër pagat më të larta shtetërore në vend, askush nuk është ankuar për Ballukun e për pasojë as për vartësit e vet.

Akush nuk e ka akuzuar se ka fituar shuma marramendëse parash duke bërë punë të ndershme, ndërkohë që shqiptarët e tjerë në administratë janë paguar po nga 350 dollarë apo më pak.

As pse me këto para apo të tjera që ka fituar ka blerë shtëpi në Angli.

Duke parë vetëm këto të dhëna, britma e djeshme e Ballukut dhe isoja e shefit të saj për pagat e ulta të administratës që kanë në vartësi, ngjanin si të qarat e një kori krokodilëhs, që këtë herë kanë hapur gojën për kontrollorët, në përpjekje për t’i nënshtruar sipas ligjeve të xhunglës ku mbretërojnë. /Zoom.al

PAGA E BELINDA BALLUKUT SI DREJTORE E ALBCONTROL 2013-2018

Paga neto në muaj: 5,530,240 lekë

Paga bruto në muaj: 7,346, 560 lekë

Paga neto në vit: 6,644, 688 lekë

Paga bruto në vit: 8,815,880 lekë