zoom

Aktualitet

Kuptoi që do të arrestohej/ Polici tenton të arratiset me vrap, pamjet nga kamerat e sigurisë

Punonjësi i Policisë, Feim Oneja, tentoi të arratisej me vrap kur kuptoi se do të arrestohej nga agjentët e AMP-së.

Momenti kur ai vrapon për tu arratisur është fiksuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku është arrestuar.

Oneja, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

Sipas AMP, Oneja dhe 5 të arrestuarit e tjerë ishin përfshirë në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.