zoom

Slider

Kukësi del nga kriza dhe zhyt Laçin, Egnatia barazon pa gola me Kastriotin

Kukësi ka arritur të marr 3 pikët e para në Superiore, duke mundur 1-0 Laçin, në një ndeshje mjaft të bukur.

Ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi, ishte superior në fushë duke e dominuar kundërshtarin.

Kukësi kaloi në avantazh që në minutën e 19’ me sulmuesin Gabriel Barbosa dhe arriti të menaxhoj rezultatin.

Në pjesën e dytë Laçi u impenjua më tepër duke diktuar ritmin e lojës, por pa mundur të barazojnë shifrat deri në fund.


Përfundimisht 1-0 dhe feston Kukësi, që ngjitet në kuotën e 5 pikëve në vend të tetë, ndërsa Laçi mbetet në fund me 3 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Rrogozhinë, Egnatia u ndal në barazim pa gola, 0-0 ndaj Kastriotit. Në të dyja pjesët ka qenë një lojë e balancuar dhe barazimi ishte rezultati më i drejtë. /zoom.al/