zoom

Politikë

Ku gaboi Arben Ahmetaj? Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë së PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, ku ndër të tjera u pyet edhe për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i Drejtuesit Politik të Qarkut Vlorë.
I pyetur nga gazetarët se ku gaboi Arben Ahmetaj që nuk ka më asnjë post në parti, ai preferoi të mos flaës për emra të caktuar.
“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë dhe secili ka rolin e vet. Kjo është një skuadër dhe secili lojtar ka rolin e tij”, tha ai, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
Kreu i qeverisë tha se mbledhjen e sotme janë diskutuar ndryshimet organizative, që do të bëhen në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.