zoom

Aktualitet

Ku është Talo Çela? Zbardhen mesazhet e tij në “Sky”: S’kam ku rri më, do iki në…

Talo Çela dyshohet se është arratisur jashtë Shqipërisë.

Në aplikacionin “Sky” janë gjetur mesazhe që ai ka shkëmbyer, ku ka treguar që ka në plane të largohet drejt Brazilit.

I shumëkërkuari nga ana e Policisë së Shtetit, strukturave të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ka shpjeguar se duhet të largohet nga vendi për shkak të dënimit që rrezikon për ngjarjet e rënda kriminale ku është përfshirë.

“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”, ka shkruar Talo Çela në “Sky”.

Biseda për planin e ikjes së Talos në Brazil zhvillohen në muajin 14 korrik 2020, gati 1 vit e 3 muaj nga supergrabitja e miliona eurove të kryer brenda barkut të avionit të linjës Tiranë-Vjenë në aeroportin e Rinasit.

Çela njihet me disa pseudonime “Moma”, “Katnari” dhe “Dhelpra”, për shkak të ikjes dhe fshehjes me shumë sukses.

Ai ka dështuar disa operacione policore, të përgatitura për kapjen e tij.