zoom

Aktualitet

Kthyen pallatin në “shtëpi bari” në Belgjikë, shkatërrohet banda shqiptaro-hungareze

Autoritetet belge kanë zbuluar një plantacion kanabisi gjatë kontrollit të një banese në Strombeek-Bever të Belgjikës.

Gjatë një kontrolli një pallat në Sint-Amandsplein në Strombeek-Bever, hetuesit gjetën mbetjet e një plantacioni kanabisi.

Pas kontrollit policor u arrestuan 4 të dyshuar për posedim droge. Bëhet fjalë për një çift hungarezo-shqiptar dhe dy shqiptarë të tjerë.

Policia gjeti mbetjet e rreth 800 bimëve kanabis brenda ndërtesës. /ZOOM.AL/