Aplikacion
Në një intervistë të mërkurën, kryeministri Kurti ka thënë se Lajçaku mund ta çojë draftin në Komisionin e Venecias, të cilin e ka konsideruar si “non-paper”.
Konjufca të enjten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) po do me zor që t’ia marrë kompetencat Kosovës për hartimin e draftstatutit për Asociaconin.
“Është një ide [dërgimi i draftit të Lajçakut në Komisionin e Venecias] që edhe unë si kryetar e mbështesë. Drafti ka një parregullsi sepse nuk është kompetencë e BE-së. Nëse nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë kjo tregon se BE-ja po do me zor me ja marrë kompetencat Kosovës për hartimin e tij”, ka thënë kryeparlamentari.
Ai ka shtuar se janë të gatshëm të diskutojnë me BE-në se kur duhet të jetë gati drafti i Asociacionit, por që hartimi i tij të bëhet nga autoritetet e Kosovës. /ZOOM.AL/