Aplikacion
“Së pari, për të vazhduar diskutimet e filluara para disa jave për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin dhe do të ketë edhe tema tjera diskutimi ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.
Kjo është hera e parë që zyrtarë të qeverisë pritet të marrin pjesë në diskutime për çështjen e dinarit serb pasi deri më tash kanë refuzuar me arsyetimin se kjo nuk është temë e dialogut që zhvillohet në Bruksel. Në takimin e muajit të kaluar nga Kosova kishin marrë pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Një rregullore e kësaj banke, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e perëndimit për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Serbia.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shfaqi shpresën të enjten pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se qeveria e tij do të gjejë një zgjidhje lidhur me përdorimin e dinarit serb, ndërsa theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po sfidohen nga trajtimi i pakicës serbe në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkroi në rrjetet sociale se e ka informuar zotin Escobar për hapat që ka ndërmarrë qeveria për të mbështetur një peiudhë kalimtare për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore.
Diplomatët perëndimor i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re./ Zëri i Amerikës
“Nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë p*rdhët e këtyre” – Acarohet Nard Ndoka, ikën nga studioja