zoom

Bota

Kryeministri francez jep dorëheqjen pak orë pas prezantimit të kabinetit të tij

Kryeministri francez jep dorëheqjen pak orë pas prezantimit të kabinetit të tij

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm pak orë pasi u prezantua kabineti i tij.

Pallati Elize bëri njoftimin pasi Lecornu u takua me Presidentin Emmanuel Macron për një orë të hënën në mëngjes.

Dorëheqja vjen vetëm 26 ditë pasi Sébastien Lecornu u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë së mëparshme të Francois Bayrou.

Disa parti në Asamblenë Kombëtare e kishin kritikuar ashpër përbërjen e kabinetit të Lecornu-së, e cila ishte kryesisht e pandryshuar nga ajo e Bayrou-së, dhe kërcënuan se do ta rrëzonin atë me votë.