zoom

Bota

Kryeministri britanik në mbështetje të plotë të Ukainës: Do keni mbështetje afatgjatë nga ne

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina duhet të ndihet e sigurt në mbështetjen e Britanisë së Madhe në një plan afatgjatë.

Biseda mes dy liderëve ndodhi më 3 janar, kjo pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia.Rusia që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë duke dhënë edhe goditjen më të fundit me shpërthimet në Krime.

Sunak vizitoi për herë të parë Kievin në nëntor, pasi mori detyrën në fund të tetorit. Gjatë vizitës në Ukrainë, ai tha se Londra do t’i jap Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson kishte deklaruar në korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë.