zoom

Slider

Kryebashkiaku belg mbyll kufirin me Francën gjatë ndeshjes në Euro2024 mes dy vendeve

Të hënën, më 1 korrik, Belgjika dhe Franca do të përballen në Dusseldorf  për të  siguruar një  vend në çerekfinale të Euro 2024.

Francezët u kualifikuan të parët nga grupi i tyre, belgët të dytët. Sigurisht që beteja mes dy vendeve, me rastin e ndeshjes, ka nisur herët.

Kryebashkiaku i qytetit Wervik , i cili ka 18 mijë banorë dhe ndodhet në Flanders Perëndimore, vendosi të mbyllë urën, në të cilën ndodhet një pikë kufitare me Francën dhe qytetin Wervik Sood.

Jurco Cassier, kryebashkiaku i Wervik, shpalli vendimin pas një mbledhjeje të këshillit të qytetit dhe shpjegoi:  “Francezët janë më shovinistë se ne. Ne e dimë nga përvoja jonë se pas një fitoreje franceze u pëlqen të provokojnë “belgët e vegjël” dhe t’i ngacmojnë nga makinat e tyre.

Ata vijnë këtu me makinat e tyre dhe qarkullojnë në të gjithë qytetin, duke u rënë borive, duke dalë dhe duke kërcyer në rrugë. Ne duam ta shmangim dhe të mos provokojmë banorët të bëjnë gjëra marrëzi”.