zoom

Aktualitet

Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit në SPAK, PD e kishte denoncuar për abuzime

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka qenë sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke u bërë zyrtarja e radhës që shkel aty.

E zgjedhura vendore ka hyrë në SPAK orët e para të ditës dhe doli pak më parë prej andej, teksa nuk dha reagim publik për mediat e interesuara.

Kryebashkiakja socialiste është denoncuar nga PD më herët, ndërkohë nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes. Bufi ka qenë e vetme, detaj që tregon se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje nën hetim apo dosje të denoncuara. Gjithashtu ajo kishte nën hetim edhe çështjen e kërcënimit ndaj sanitares, pse mori pjesë në një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nuk dihet nëse Bufi është thirrur edhe pyetur për çështjen e TEC-eve me mazut që do ngrihen në fushat e Roskovecit dhe që do jenë kërcënim për jetën dhe shëndetin e banorëve. /ZOOM.AL/