zoom

Ekonomi

Kriza e pensioneve/ Shqipëria ka më shumë pensionistë se sa të punësuar

Shqipëria ka një hendek të madh midis të punësuarve që paguajnë kontributet dhe pensionistëve që marrin pensione.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, raporti i mbështetjes – që shpjegon raportin të rinj-pensionistë, konsiderohet mjaft i ulët, pasi ka më shumë pensionistë për të paguar se sa të punësuar që japin kontribute.

Gjithsesi Banka thekson se sistemi i pensioneve është përmirësuar.

Në analizën për Ballkanin Perëndimor, BB thekson se inflacioni i lartë e ka bërë thelbësore indeksimin e pensioneve në të gjashta vendet.

Me normalizimin e inflacionit, një bazë e zgjeruar e kontributeve dhe lehtësimi i presionit demografik, sistemi i pensioneve do të kthehet në një qëllim afatgjatë dhe marrjen e masave për të zgjatur kohën e shërbimit me qëllim rritjen e kontributeve.

Sipas analizës së BB-së i gjithë sistemi i pensioneve në BP është i kërcënuar, pikërisht nga raporti i të punësuarëve dhe pensionistëve duke krijuar deficite të larta dhe nevojën e financimit nga qeveria.

I njëjti raport theksoi se ndihma ekonomike në Shqipëri është ndër më të ulëtat në Europë. Ai vëren se nga një e katërta e vendit që jeton në varfëri, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20% të të varfërve.