zoom

Aktualitet

Kreu vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 2021-shin, arrestohet Elmir Tufa

Elmir Tufa, i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 është arrestuar në Fushë-Krujë.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip “Range Rover” nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në bypassin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip “Range Rover”. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi i Kastratit.