Aplikacion
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke folur për deklaratat e djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për energjinë bërthamore, vuri në dukje se në Perëndim ato fjalë ishin “shtrembëruar”.
Në konferencën e rregullt për shtyp, Peskov argumentoi se fjalët e Putinit:
“U morën plotësisht jashtë kontekstit. Nuk ka pasur kurrë një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore nga Putin”.
Kujtojmë se dje Putini tha të mërkurën se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj. /ZOOM.AL/


