Aplikacion
Ardian Muka, i propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, është regjistruar si kandidat në Bashkinë e Durrësit. Bardh Spahia, i propozuar gjithashtu nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, është regjistruar si kandidat në Bashkinë e Shkodrës.
Në radhët e PD, është regjistruar si kandidat Indrit Sefa për bashkinë e Lushnjës, Luan Hoti për Bashkinë e Durrësit dhe Xhemal Bushati për Bashkinë e Shkodrës.
“Regjistroj si kandidat në Bashkinë Lushnje, Elton Banon, të propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare”,-tha Celibashi.