zoom

Politikë

KQZ i jep mandatin, Plarent Ndreca merr vendin e Arben Ahmetajt në Kuvendin e Shqipërisë

Plarent Ndreca ka marrë mandatin e deputetit të Arben Ahmetajt, i cili ndodhet prej më shumë se 6 muajsh në arrati.

Vendimi për dhënien e mandatit të Ahmetajt, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Plarent Ndreca u mor nga KQZ ditën e sotme..

“Vendos dhënien e mandatit të deputetit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shume emërore të Partisë Socialiste, për zonën zgjedhore qarku Tiranë, Plarent Ndrecës.

Kundër këtij vendimi ankimimi mund të bëhet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, u shpreh kreu i KQZ-së, Ilir Celibashi.

Pas përfundimit të mandatit të Arben Ahmetajt në arrati, sipas votave preferenciale në listën e Partisë Socialiste i takonte Bicit të merrte mandatin e deputetit.

Por drejtoresha e Kadastrës, në një shkresë drejtuar KQZ-së, ka refuzuar mandatin.

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shprehet ajo në shkresën e depozituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.