zoom

Ekonomi

Kontrata e re e rrugës Thumanë-Kashar/Qytetarët do të paguajnë minimalisht 2.1 euro për qarkullim

Kompania që do të ndërtojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura bazë, nga pagesat prej 2.1 euro minimalja (pa TVSH), nga makinat që do të qarkullojnë aty.

Ato konsiderohen si “të ardhura që lejojnë projektin të ketë një rrjedhë paraje pozitive dhe të qëndrueshme”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, riktheu koncesionin  e rrugës Thumanë Kashar, nga kompania “Gener 2”, që fitoi garën në vitin 2018.

Kontrata e re përcakton se paratë publike do të mbulojnë 22.8 mln euro, ndërsa oferta e koncesionarit ishte 226 mln euro.

Mbi tarifën që do të paguajnë automjetet, koncesionari do të ketë të drejtë të rrisë tarifën në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Ndërkohë që, dokumenti i nënshkruar përcakton se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në asnjë rast në vendosjen e tarifave që do të aplikohen.

Tarifat do të rillogariten ccdo vit sipas Shkallës së Tarifës së aplikuar një vit më herët.

Por në dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se koncesionari mund të nxjerrë dhe të ardhura të tjera nga projekti, përpos tarifës, ndonëse nuk përcaktohet dhe nuk parashihet asnjë veprimtari tjetër. Këto të ardhura shtesë do të ndahen misi koncesionarit dhe autoritetit kontraktues, që është Ministria.

Kategoritë që përjashtohen janë mjetet e shërbimeve, si ambulancat, policitë , ushtarakët etj. Makinat e zyrtarëve dhe invalidët.

Në fillim të vitit 2019, kjo kontratë e fituar në viti 2018, u anulua sepse fondet buxhetore të parashikuara do të shkonin në funksion të “Paktit për Universitetin”.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet, nga 13 vjet që ishte më herët, teksa punimet parashikohet të zgjasin 2 vjet për një segment 21 km./zoom.al