zoom

Aktualitet

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Policia ka vënë në pranga dy personat e përfshirë në konflikt mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjegjan të Pukës.

Sipas policisë, dyshohet se 55 vjeçari dhe 36 vjeçari janë konfliktuar për motive pronësie.

Në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe djali i 55 vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim.

Nga përdorimi i sendeve të forta, mbetën të lënduar të dy këta persona si edhe nëna e 36 vjeçarit që mori mori mjekim.