Aplikacion
Ahmeti thekson se “qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm”.
Ai thotë se “Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”.
Edhe më herët ekspertët dhe ish-diplomatët e kishin paralajmëruar këtë vendim që lidhej si kusht me Asociacionin, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte refuzuar publikisht, duke mos e dërguar çështjen në Kushtetuese. /ZOOM.AL/