zoom

Politikë

Komunistëve s’u ndahet shpirti nga Enver Hoxha, e kujtojnë dhe ditën e Çlirimit të Tiranës!

Sot, në 79-Vjetorin e Çlirimit të Tiranës, përveç ceremonive përkujtimore zyrtare, nuk kanë mbetur pas as komunistët, të cilët kanë përfituar nga rasti për të nderuar ish-diktatorin Enver Hoxha.

Veteranët dhe nostalgjikët e kohës së komunizmit nderuar ish-udhëheqësin e Partisë Komuniste me pankarta me foton e tij.

“Lavdi Enver Hoxhës, themeluesit dhe udhëheqësit të PKSH, strategut të Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe arkitekt i socializmit”, shkruhet në një prej stendave të vendosura në qendër të Tiranës. /ZOOM.AL/