zoom

Të gjitha

Armani i bën homazhe Ukrainës

Giorgio Armani fiku muzikën për të mbajtur shfaqjen e tij të modës në Milano në heshtje, në shenjë respekti për konfliktin ukrainas.

Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të ndërprera nga duartrokitjet e publikut, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza dhe argjendi me shkëlqim, me tegela.

“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë në Ukrainë”, shkruhej në një postim mbi një bander të zi në llogarinë e stilistit në Twitter.

“Gjëja më e mirë për të bërë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha dizenjatori 87-vjeçar, dukshëm i prekur.

Modelet meshkuj dhe femra mbanin të veshur pallto, xhaketa dhe pantallona të zeza prej kadifeje për koleksionin vjeshtë/dimër 2022/23, ndonjëherë me ngjyrime blu ose të kuqe. Kishte gjithashtu fustane mbrëmjeje mëndafshi blu elektrike dhe bluza pa mëngë, bluza të qëndisura, tuta të gjata të bardha dhe printe me lule.

Dizenjot nga linja kryesore e Armani tradicionalisht mbyllin perden e javës së modës në Milano, e cila këtë sezon priti kryesisht shfaqje në pasarela dhe jo prezantime dixhitale, duke përfshirë ato si Prada, Gucci dhe Dolce&Gabbana./L.K